Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Angazhimi i NATO-s në Sigurinë e Kosovës: Deklarata nga Zëvendëssekretarja e NATO-s

Angazhimi i NATO-s për sigurinë në Kosovë mbetet i palëkundur.

Kështu ka deklaruar zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e cila theksoi se aleatët janë të gatshëm dhe të vendosur për të ndihmuar.

Ajo tha se kanë bashkëpunim të mirë me institucionet vendore të sigurisë, nga i cili janë ndërtuar kapacitete, njohuri dhe ekspertizë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Aleanca është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën si vend me rëndësi strategjike.

Në Bruksel, aty ku janë takuar ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, vëmendje iu dha edhe Kosovës.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një intervistë për RTK-në e ka vlerësuar bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në Kosovë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ajo ka rikonfirmuar se mbështetja për të vazhduar tutje është e padiskutueshme.

Pas ngjarjeve të vitit 2023, kur personeli i KFOR-it u sulmua, dhe menjëherë pas atyre sulmeve ne rritëm praninë tonë, deklaroi Shekerinska. “Tani që situata është stabilizuar, që nga janari kemi ndërprerë dislokimet rotative dhe do të kemi një prani më të optimizuar.

Kjo tregon gjithashtu se institucionet përgjegjëse për sigurinë janë bërë më të afta dhe se misioni ynë mund të realizohet me një numër më të vogël trupash.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sekretari i Përgjithshëm ishte shumë i qartë në konferencën e tij për shtyp, duke thënë se angazhimi ynë ndaj KFOR-it mbetet i palëkundur”, deklaroi ajo.

Që nga fillimi, para 27 vitesh, qëllimi i KFOR-it, sipas aj, ka qenë të garantojë sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë atje, të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe të krijojë një mjedis më të sigurt për të gjithë rajonin. “Komandanti Suprem i Aleatëve ka vlerësuar se, duke qenë se situata është stabile, KFOR-i mund të optimizohet.

Misioni duhet të jetë i përshtatur për qëllimin e tij, prandaj do të ketë një proces optimizimi të KFOR-it.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Fakti që jemi të pranishëm dhe që aleatët mbeten të përkushtuar tregon se vigjilenca dhe angazhimi ynë janë shumë të forta”, ka thënë Radmila Shekerinska, Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s.

Zëvendëssekretarja tha se Aleanca ka gatishmëri të përkrahë tutje rrugën e Kosovës në procese të tjera të rëndësishme, por sipas saj aleatët presin edhe rezultate konkrete nga dialogu.

Ajo nënvizoi se mënyra më e mirë për të kontribuar në paqen rajonale dhe globale është që secili vend të bëjë detyrat e veta: të zgjidhë problemet, të investojë në marrëdhënie të mira dypalëshe dhe fqinjësore dhe të forcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit. “Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Vendimet e fundit tregojnë qartë se ky angazhim është i palëkundur.

Aleatët janë të gatshëm dhe të vendosur për të ndihmuar, por të gjithë presin rezultate konkrete nga dialogu politik, të cilat mund të hapin rrugën për një bashkëpunim edhe më të mirë.

Kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe me Policinë e Kosovës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ky bashkëpunim ka ndërtuar kapacitete, njohuri dhe ekspertizë vendore.

Kështu krijohet një mjedis më i sigurt”, tha ajo.

Nëse kjo shoqërohet me rezultate konkrete nga dialogu politik, atëherë sipas saj, NATO ka formulën e duhur për të garantuar sigurinë dhe interesat e qytetarëve dhe të gjithë rajonit. “Duhet të jemi shumë të qartë: qëllimi i KFOR-it është të mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Vetëm përmes këtij procesi politik mund të sigurohet paqja afatgjatë.

Ne, së bashku me përfaqësuesin e BE-së, Sorensen, besojmë se fokusi duhet të jetë në rezultate konkrete nga ky dialog. Çështjet e pazgjidhura duhet të adresohen, sepse kjo do të sjellë më shumë siguri dhe prosperitet”, deklaroi Shekerinska.

Ndryshe, vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimeve me ministrat e vendeve anëtare të Aleancës ka thënë se Kosova është partner i rëndësishëm i saj, përkundër faktit që disa vende nuk e njohin Kosovën, duke vlerësuar pozitivisht përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement