Sipas vendimit të përpiluar më 4 mars 2026, Apeli ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Pejë, palës së dëmtuar, si dhe të mbrojtjes së të akuzuarve, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Prokuroria kishte kërkuar ndryshimin e aktgjykimit dhe shqiptimin e dënimeve më të ashpra, ndërsa mbrojtja e akuzuarëve kishte kërkuar uljen e dënimeve.
Kolegji i Apelit ka vlerësuar se aktgjykimi i shkallës së parë është në përputhje me ligjin penal.
Dënimi i Arton Durakut është 5 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa i Nezir Durakut është 10 muaj burgim.
Ankesa e të dëmtuarit për baza të tjera ankimore është hedhur poshtë.
Rasti ka kaluar nëpër disa faza gjyqësore dhe vendimet janë konfirmuar nga Gjykata e Apelit.





















You must be logged in to post a comment Login