Një burrë 54-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.
Viktima, Blerim Lena, ndodhej në paraburgim për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas burimeve, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.
Në spital ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.





















You must be logged in to post a comment Login