Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar marrëveshjen e huasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake gjatë seancës së së hënës.
Sipas marrëveshjes së huasë, parashihet një shumë prej 302 milionë dollarësh për investime në fushën e mbrojtjes.
Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim duke argumentuar shkeljen e Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.
Në seancë morën pjesë edhe tre deputetë të PSD-së përveç deputetëve të PS-së.
Marrëveshja u miratua me 74 vota pro.





















You must be logged in to post a comment Login