Berisha pretendonte se Krasniqi, si kryetar i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, kishte “ndikuar drejtpërdrejt në vullnetin e qytetarëve” në ditën e zgjedhjeve.
Megjithatë, Prokuroria ka vlerësuar se nuk ka bazë për ndjekje penale.
Në vendimin e saj thuhet se “në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’, sipas nenit 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, apo ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”.
Elbert Krasniqi konfirmon mbylljen e rastit për Klankosova.tv duke thënë: “Po, rasti është mbyllur.
Vendimin e kam pranuar nga Prokuroria para disa ditësh.
Në fakt, edhe në ditën e zgjedhjeve policia pati dalë me njoftim se nuk ka gjetur asnjë element të veprës penale”.
Prokuroria, duke mos gjetur prova apo dyshime të arsyeshme, ka konstatuar se pretendimet për ndikim në zgjedhje kundër Krasniqit nuk mbështeten.
Në lidhje me këtë, raportoi edhe Klankosova.tv.
Elbert Krasniqi u pyet pas denoncimit të Veton Berishës për ndikim në zgjedhje.





















You must be logged in to post a comment Login