Autoritetet turke dhe banorë të vendbanimeve po përballen me zjarre të fuqishme në disa zona.
Në Alanya, banorët e 45 shtëpive janë evakuuar si pasojë e flakëve, ndërsa në Mugla një shtëpi është djegur nga zjarri.
Flakët kanë përfshirë edhe rajonin e Izmirit, duke detyruar ekipet të angazhohen për shuarjen e tyre.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta pritet të rrisin rrezikun e përhapjes së flakëve.
Në një deklaratë, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë bën thirrje për ndalimin e ndezjes së zjarreve në zona të hapura për të zvogëluar rrezikun nga zjarri për katër ditë.





















You must be logged in to post a comment Login