Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Selin, ka komentuar intervistën e moderatores Brikena Selmani me Gretën në emisionin ‘Top Arena’, duke kritikuar mënyrën e drejtimit të bisedës dhe disa prej pyetjeve të bëra.
Selin e cilësoi pyetjen e moderatores si të panevojshme dhe tha se do të kishte preferuar një përgjigje tjetër nga Greta.
Ajo ngriti pikëpyetje edhe për faktin se pse moderatorja zgjodhi të pyeste Gretën për të, ndërkohë që kishte mundësinë ta intervistonte drejtpërdrejt.
Në fund, Selin kritikoi edhe përgatitjen e Brikenës në rolin e moderatores, duke theksuar se një figurë televizive duhet të studiojë dhe të marrë shembull nga profesionistët e fushës.





















You must be logged in to post a comment Login