Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haradinaj: Ky është fundi i mashtruesëve

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në tubimin e mbajtur sot në Gjakovë, ka thënë se katër vitet e qeverisë Kurti i kanë kushtuar shtrenjtë Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se qeveria aktuale nuk din asgjë përveç propagandës.

“Dështimi i qeverisë Kurti po i kushton shtrenjtë Gjakovës. Rruga Gjakovë-Klinë, u la në harresë nga një pushtet që nuk di të bëjë asgjë përveç propagandës. Gjakova, një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e Kosovës, meriton më shumë. Plani ynë është konkret: përfundimi i rrugës Gjakovë-Klinë brenda 6 muajve të parë të qeverisjes, realizimi i Autostradës së Dukagjinit, aktivizimi i aeroportit për fluturime komerciale dhe krijimi i zonës amerikane të biznesit. Më shumë se kaq – do të ndërtojmë një industri prodhuese ushtarake dhe poligon me standarde NATO-s në brezin kufitar, duke hapur mijëra vende pune për gjakovarët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se koha e mashtruesëve ka marrë fund.

“Gjakova sot masovikisht, i tha Jo mashtruesit që e ka izoluar Kosovën dhe e ka dëmtuar sigurinë kombëtare. Me 9 shkurt, votoni 137 për një Kosovë Fituese – për anëtarësim direkt në NATO, për siguri energjetike, çmim energjie të përballueshëm, për paga minimale jo nën 500 euro dhe për zhvillim ekonomik që i jep dinjitet çdo qytetari. Gjakova e di – koha e mashtruesve ka marrë fund. Ja sot, ja kurrë për Kosovën Fituese”, është shprehur Haradinaj

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile