Ina Aderi është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa pamjeve që po qarkullojnë së fundmi në rrjet.
Në foto, Ina shihet teksa ecën në aeroport e shoqëruar nga një djalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Dyshja shfaqet së bashku, ndërsa pamjet kanë mjaftuar për të ngritur pikëpyetje rreth raportit mes tyre.
Kujtojmë se Ina, e njohur më herët edhe si konkurrente e “Për’puthen”, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 5” krijoi një romancë me Keijsi Hysenin.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk vazhdoi gjatë pas përfundimit të eksperiencës në reality show.
Në një intervistë më 22 qershor, Ina konfirmoi publikisht ndarjen, duke treguar se të dy kishin kuptuar se nuk funksiononin si çift, pavarësisht raportit të mirë mes tyre.
Pikërisht për këtë arsye, shfaqja e saj së fundmi në aeroport krah një tjetër djali ka shtuar kureshtjen.





















You must be logged in to post a comment Login