Kosova pa president, Arifi: Kurti e ka kthyer në bixhoz politik


- Advertisement -

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për presidentin, dhe nga ana tjetër qëndrimi i PDK-së që nuk flet me partinë në pushtet për këtë çështje, vendi duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


- Advertisement -

Opinionisti Avni Arifi, në emisionin “Kosova Today” deklaroi se kryeministri Albin Kurti e ka kthyer në bixhoz politike çështjen e presidentit.

“Ne i kemi pasus zgjedhjet, ato kanë dhënë një rezultat. Në bazë të atij rezultati është zgjedhur Qeveria, është zgjedhur kryeministri e kryetari i Kuvendit. Ne kemi besuar që Lumiri dhe Hamza kur kanë shkuar atje [në takim me Kurtin] kanë për të folur për presidentin. Fatkeqësisht, Kurti këto negociata, e ka heq prej rendit të ditës çështjen e presidentit, dhe e ka kthyer në një bixhoz politik, pra i ka ofruar pazar politik LDK-së”, tha Arifi.

Leave a Reply