Edhe pse ishte shënjestra e një tentimi të atentatit në Uashington, Presidenti amerikan Donald Trump gjeti kohë për të biseduar personalisht me Richard Grenell.
I dërguari special për misione të veçanta, Grenell u kontaktua nga Trump menjëherë pas ngjarjes dramatike për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së tij. ‘Presidenti i ShBA-së më telefonoi pikërisht tani për të parë se si isha pas vdekjes së nënës së mërkurën’, ka shkruar Grenell.
I dyshuari për shtënat me armë është arrestuar, ndërsa Trump, Zonja e Parë dhe stafi janë mirë.




















