Një shqiptar është ndaluar në orët e para të mëngjesit të së dielës (26 korrik), gjatë një kontrolli kufitar në rrugën federale B2, pranë Mittenwaldit, nën dyshimin për kontrabandim të emigrantëve.
Zyrtarët policor, gjatë kontrollit, ndaluan një automjet me targa gjermane, i cili drejtohej nga i dyshuari i moshës 28 vjeçare.
Në automjet ndodheshin pesë shtetas kolumbianë, të cilët nuk kishin dokumente identifikimi të vlefshme për hyrje në Gjermani.
Shqiptari u lirua pas procedurave fillestare policore, por pritet të ngrihet procedim penal për kontrabandim të të huajve.





















You must be logged in to post a comment Login