Tijjani Reijnders mund të largohet nga Manchester City, raportohet


- Advertisement -

Mesfushori Tijjani Reijnders mund të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës, sipas raportimit të “CalcioMercato”.


- Advertisement -

Holandezi po kalon një periudhë të vështirë në “Etihad”, pasi që nga fillimi i vitit 2026 ka marrë dukshëm më pak minuta sesa në pjesën e parë të sezonit.

Në të njëjtën kohë, “Qytetarët” janë në kërkim të një mesfushori të ri dhe raportohet se kanë në shënjestër lojtarin e Nottingham Forest, Elliot Anderson.

Për këtë arsye, Manchester City po e konsideron mundësinë që ta shesë Reijnders.

Situata e tij po monitorohet nga disa klube të Ligës Premier dhe nga liga të tjera të mëdha në Evropë.

Reijnders iu bashkua Cityt në verën e vitit 2025 nga AC Milan për 54.9 milionë euro.

Këtë sezon ai ka regjistruar 45 paraqitje, me 7 gola dhe 7 asistime.

Leave a Reply