Duket se gjatë një bisede më parë, Moza i ka thënë Adit për një fjalë sllave që ai kishte mundësi ta dinte, ndërsa Adi është nervozuar për këtë gjë, duke e lidhur me serbishten.
Moza e kishte fjalën për shkak të kufirit dhe se shumë fjalë sllave përdoren nga shqiptarët, pasi edhe prindërit kishin mësuar në shkollë kohë më parë, dhe Adi mund ta dinte.
Adi nuk dëshiron t’i debatojë këto gjëra aty, por dëshiron t’i diskutojë në mes të shqiptarëve.
Diskutimi i tyre përfundon me kontroversi mbi gjuhën dhe kulturën sllave, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kulturave.
Reagimi i Adit ka shkaktuar reagime negative në rrjetet sociale, ku shumë e kanë kritikuar atë si person që kërkon vëmendje dhe nuk po e kupton qartë atë që Moza po tenton të shpjegojë.