Prokuroria në Ferizaj ndalon dy persona për vepra penale – Detaje


- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale.


- Advertisement -

Njëri prej të ndaluarve është noter në komunën e Ferizajt, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa tjetri për blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.

Ndalimi i tyre është pasojë e hetimeve të vazhdueshme lidhur me një rast më herës, ku Prokuroria në Ferizaj kishte ndaluar tre persona të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria ka deklaruar se do të vazhdojë me procedurat ligjore ndaj të akuzuarve në përputhje me ligjet në fuqi.

Leave a Reply