Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO, Giuseppe Cavo Dragone, deklaroi se aktualisht nuk ka ndonjë plan për reduktimin e trupave të misionit të KFOR-it.
Në një intervistë për RTK gjatë vizitës së tij në Kosovë, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike theksoi përkushtimin e NATO-s për një ambient të sigurt për gjithë Kosovën.
Dragone shtoi se NATO-ja i rishikon rregullisht misionet e saj për të vlerësuar situatën në terren dhe për të përshtatur praninë ushtarake.
Vizita e tij në Kosovë u zhvillua së bashku me anëtarët e Komitetit Ushtarak të NATO-s, përfshirë 32 gjeneralë dhe admiralë nga vendet anëtare.





















You must be logged in to post a comment Login