Besiktasi shfaq interes për transferimin e kapitenit të Sunderlandit, Granit Xhaka


- Advertisement -

Besiktasi është shprehur se ka interes për të transferuar kapitenin e Sunderlandit dhe lojtarin e Zvicrës, Granit Xhaka.


- Advertisement -

Lajmi u raportua nga mediumi turk ‘A Spor’, i cili njoftoi se emri i Xhakës është në listën e katër futbollistëve që Besiktasi synon t’i afrojë në afatin kalimtar veror.

Xhaka ka kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028 dhe ka treguar një paraqitje të shkëlqyer në këtë edicion të Ligës Premier, duke regjistruar një gol dhe pesë asistime në 30 ndeshje.

Mesfushori ka shprehur gatishmërinë për të luajtur në nivele të larta dhe do të marrë vendimin e tij pas Kupës së Botës.

Leave a Reply