Të shtënat me armë të dielën në mbrëmje në një festë pranë një liqeni afër Oklahoma City ka dërguar të paktën 12 persona në spitale, sipas policisë dhe zyrtarëve spitalorë.
Zëdhënësja e policisë së Edmondit, Emily Ward, tha se autoritetet kanë marrë raportime për të shtëna rreth orës 21:00 në një tubim të të rinjve pranë liqenit Arcadia.
Ajo tha të dielën vonë se ende nuk është bërë asnjë arrestim. “Kjo është qartësisht një situatë shumë e frikshme dhe e kuptojmë shqetësimin e publikut dhe të të përfshirëve, dhe po punojmë shumë për të gjetur të dyshuarit,” tha ajo. “Jemi duke lëvizur në gjithë zonën metropolitane duke folur me viktimat dhe dëshmitarët,” shtoi Ward.
Ajo tha se 10 persona janë dërguar në spitale, ndërsa të tjerët kanë shkuar vetë.
Sipas saj, viktimat ndodhen në “gjendje të ndryshme”.