Zjarrfikësit e Kosovës përballet me sfida të mëdha në Ditën Botërore të tyre


- Advertisement -

E hëna ishte Dita Botërore e tyre, por as sivjet festë nuk patën.


- Advertisement -

Zjarrfikësit e Kosovës nuk e shënuan këtë 4 maj, pasi thonë se i gjeti me shumë mangësi.

Telashet nuk sosën për ta, pasi thonë se nuk kanë akoma as status të definuar. ‘Nuk jemi as shërbyes civil, as punonjës publik.

Aktet themeluese i kemi me shërbimin civil, ashtu trajtohemi, me kondita të shërbimit civil.

Edhe këtu i kemi, është ai problemi i cili është krijuar një dualizëm i pushtetit lokal dhe nivelit qendror.

Pagat i marrim në komunë, jemi staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme,’ tha Muharrem Beka, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve.

Në fakt, ankesat e tyre datojnë qysh moti, e të cilat janë bërë të ditura në vazhdimësi nga shuarësit e flakëve.

Brigadat e zjarrfikësve anë e kënd Kosovës, u tha se vazhdojnë kanë mungesë stafi pasi shkaku i moshës shumë nga ta janë pensionuar e nuk janë zëvendësuar.

E pavarësisht premtimeve që morën, njësoj sikur për makineritë e vjetërsuara, por që për asnjëra nga to nuk u realizuan.

Leave a Reply