Te rinjtë shqiptarë po martohen gjithnjë e më pak.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se vitet e fundit martesat në Shqipëri kanë rënë ndjeshëm.
Nga afro 24 mijë martesa në vitin 2014, numri i tyre është përgjysmuar.
Në vitin 2024 në Shqipëri rezultojnë 16120 martesa. ‘Nga viti në vit është reflektuar një ulje e numrit të martesave.
Kjo lidhet me faktin se këta të rinj kanë emigruar dhe e kanë ndërtuar andej familjen, një pjesë hezitojnë të martohen në Shqipëri pasi e shikojnë të ardhmen e përbashkët si të vështirë.
Një pjesë e të rinjve duke dëgjuar shumë për martesa që mezi qëndrojnë në këmbë, hezitojnë edhe për shkak të vështirësive ekonomike, si sigurimi një banese, apo edhe jetesa e fëmijëve dhe plotësimi i tyre në të ardhmen’, tha sociologia, Entela Binjaku.
Ndryshimi i stilit të jetesës dhe kalimi nga një familje tradicionale në atë moderne, tashmë duket se një pjesë po zgjedh bashkëjetesën. ‘Ka edhe një pjesë që kanë zgjedhur bashkëjetesën dhe kjo nuk reflektohet në statistika.
Martesa ka qenë e ngulitur ideja se pas përfundimit të studimeve të priste martesa, pas viteve 90 ka ndryshuar kjo vlerë.
Qytetarët nuk e kanë prioritet martesën, kanë më qëllim realizimin e vetvetes dhe statusin ekonomik’, shtoi Binjaku.
Sociologët e vendosin theksin tek mbështetja më e madhe e familjeve të reja duke ndihmuar edhe ne rritjen e lindshmërisë. ‘Në radhë të parë tek njerëzit duhet të ngulitet fort ideja e besimit tek familja.
Shteti shqiptar duhet të ketë në vëmendje familjet e reja, jo vetëm me kredi të buta, por ti mbështesin me më shumë programe që lehtësojnë blerjen e një banese, trajnimeve të vazhdueshme, apo programeve.
Duhen edhe programe te reja për shtatzënitë dhe lindshmërinë’, përfundoi sociologia Binjaku.
Ekspertët thonë se modernizimi po sjell gjithnjë e më shumë tkurrje të institucionit të martesës, teksa shqetësues është edhe rritja e numrit të divorceve.





















You must be logged in to post a comment Login