LDK ka konfirmuar se kryetari Lumir Abdixhiku do të takohet sot me Kurtin për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend.
Nga ana tjetër, PDK ka refuzuar takimin, duke qëndruar në opozitë, ndërsa Aleanca ka rikujtuar ofertën e saj prej gjashtë pikash, përfshirë çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Takimet e reja vijnë pas atyre të 10 korrikut, kur Kurti zhvilloi bisedime me drejtuesit e PDK-së dhe LDK-së, pa arritur ndonjë rezultat konkret.





















You must be logged in to post a comment Login