Sipas lajmit të fundit nga Spitali i Përgjithshëm ‘Isa Grezda’, disa pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.
Ndër ta, pesë persona janë shtrirë në Repartin e Ortopedisë, një në Kirurgji, një paciente shtatzënë në Gjinekologji, ndërsa një pacient është liruar për trajtim në shtëpi.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar informacionin dhe tha se njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke hetuar rastin për të zbardhur rrethanat e aksidentit.





















You must be logged in to post a comment Login