Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.
Një automjet ka përplasur një këmbësor.
I lënduari është dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, shkruan abcnews.al, raporton KlanKosova.tv.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




















