22-vjeçari Drilon Meniqi nga Vushtrria do të varroset sot në kohën e namazit të drekës, pas humbjes së tij tragjike në një aksident trafiku.
Drilon humbi jetën në një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Familjarët e tij kanë njoftuar për këtë tragjedi në një postim në Facebook.
Në njoftimin mortor thuhet: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë i dashuri ynë DRILON MENIQI.
Ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në varrim dhe të nderojnë të ndjerin në përcjelljen e tij të fundit.
Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus.”





















You must be logged in to post a comment Login