Një aksident ndodhi në lagjen 10 të Korçës, me një automjet që goditi një karrocë ku ishte një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Nëna dhe fëmija po kalonin rrugën, kur automjeti i goditi ata.
Drejtuesi i mjetit ka transportuar fëmijën në Spitalin e Korçës, ku tashmë po merr ndihmën mjekësore.
Policia po heton rreth drejtuesit të automjetit për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.





















You must be logged in to post a comment Login