Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kthesës së Viroit në Gjirokastër, ku dy automjete janë përplasur mes vete.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastër.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale të dukshme në të dy automjetet, ndërsa nuk raportohet për persona në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





















You must be logged in to post a comment Login