Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion i transportonte koshere bletësh ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Kosheret janë dëmtuar, ndërsa bletët janë shpërndarë në rrugë, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore kanë arritur në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.
Nuk ka persona të lënduar rëndë, vetëm dëme materiale janë shënuar.
Autoritetet janë në punë për normalizimin e situatës dhe pastrimin e zonës nga bletët e shpërndara.




















