Barcelona mund të bëjë ende disa përforcime para mbylljes së afatit kalimtar të verës, me trajnerin Hansi Flick që ka lënë të kuptohet se skuadra katalanase ka nevojë për lojtarë të rinj.
Barcelona e mbylli ndeshjen e fundit miqësore të fazës përgatitore me një fitore të thellë 5-2 ndaj Baselit, por pavarësisht paraqitjes së mirë, Flick pranoi se skuadra mund të ketë ende nevojë për ndërhyrje në merkato. ‘Mund të na mungojë diçka, do ta shohim gjatë kësaj jave’, u shpreh trajneri.
Flick beson se Barcelona është gati për të nisur garën, por paralajmëroi se skuadra mund të përmirësohet edhe më shumë gjatë javëve në vazhdim.
Në javët e fundit, Barcelona është lidhur fuqishëm me një transferim të Rodrit nga Manchester City, ndërsa Julian Alvarez mbetet një tjetër objektiv madhor i klubit katalanas.





















You must be logged in to post a comment Login