Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën Gani Saramati në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin e një personi.
Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për motoçiklistin, i cili ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, ka deklaruar për Klankosova.tv: “Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit.
Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.”





















You must be logged in to post a comment Login