Në lidhje me aksidentin tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, media në Shqipëri ka raportuar se, për dallim nga informacioni fillestar, vetëm një person është konfirmuar i vdekur.
Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka deklaruar se dy persona kishin humbur jetën, megjithatë, informacionet e fundit tregojnë se vetëm një person ka gjetur vdekjen.
Sipas raportimeve të A2 CNN, shoferi mund të ketë pësuar një atak kardiak para ngjarjes, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit dhe daljen nga rruga.
Në këtë aksident, 15 persona janë të lënduar, ku gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Një fëmijë i mitur është i intubuar dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.





















You must be logged in to post a comment Login