Hamza ka shkruar se pas gjashtë vitesh paraburgim, pritshmëritë e PDK-së dhe, siç u shpreh ai, të qytetarëve të Kosovës janë të qarta: drejtësi dhe lirim.
Sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë.
Ai ka shkruar se ’16 shtatori duhet të shënojë përfundimin e këtij kapitulli dhe kthimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Kosovë.’ Hamza ka përmendur edhe vitet e kaluara nga ish-krerët e UÇK-së në paraburgim, larg familjeve dhe Kosovës.





















You must be logged in to post a comment Login