Albërija Hadërgjonaj është kthyer te përplasja e saj me moderatorin Ardit Gjebrea, duke treguar edhe një herë arsyen që, sipas saj, ka sjellë krisjen e raportit mes tyre.
E ftuar së fundmi në ‘Live From Tirana’, këngëtarja foli për karrierën e saj, por nuk shmangu as këtë episod.
Sipas këngëtares, rezultati kishte shkaktuar habi, ndërsa reagimi i saj në atë kohë solli edhe një përplasje me Gjebrean.
Albërija theksoi se karrierën dhe suksesin e saj ia atribuon talentit dhe punës së bërë ndër vite, duke deklaruar se nuk ka nevojë për miratimin e askujt për t’u konsideruar artiste. ‘Mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë.
Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort.
Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë.
Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi’, deklaroi këngëtarja.





















You must be logged in to post a comment Login