Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke theksuar se ruajtja e karakterit shumetnik të institucioneve duhet të ecë paralelisht me garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë.
Kurti gjatë takimit me Peter Sorensen nga BE ka shprehur përkushtimin për një qasje konstruktive në dialog.
Qeveria e Kosovës thekson kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, si dhe barazinë e qytetarëve dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve.
Kurti vlerëson se dorëheqjet kolektive të zyrtarëve serbë në veri kishin për qëllim cenimin e përbërjes shumetnike të institucioneve të Kosovës.
Diskutimet në takim përfshinë edhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, me theks të veçantë në respektimin e obligimeve të këtyre marrëveshjeve.





















You must be logged in to post a comment Login