Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të mos e përmend fare emrin e Vjosa Osmanit.
Megjithatë, në një konferencë për media para zyrës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se nuk e ka problem emrin që e sjell LDK-ja si kandidat për president.
Megjithatë, Kurti ka theksuar se nuk mund të ketë garanci se kandidati i LDK-së do të fitojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje. “Ne fare nuk e kemi problem kë e sjell LDK-ja si kandidat.
Asnjë problem nuk kemi ne me asnjë kandidat që na sjell LDK-ja, vetëm le të na sjellin 15 nënshkrimet.
Në kuti votimi është i fshehtë.
Nuk jam unë kurrfarë personi që shkikon edhe brenda kutive.
Unë nuk e kam ditur mbrëmë sa vota do t’i ketë mbrëmë Feride Rushiti,” ka thënë Kurti.