Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Zemaj tha se deri më tani janë mbledhur mbi 150 nënshkrime për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm të partisë. “Unë i takoj një dege që ka marrë vendim unanim se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme brenda LDK-së dhe reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit në të gjitha strukturat, duke filluar nga kryetari e deri te nëndegët.
Jo vetëm që e kam nënshkruar, por tashmë janë më shumë se 150 nënshkrime që kanë kërkesë për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së”, tha Zemaj para mediave.





















You must be logged in to post a comment Login