Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur më 3 gusht pak pas orës 22:00, kur zyrtarët e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në fshatin Karaqevë e Poshtme, kanë ndaluar Egzon Reshanin, i cili kërkohej për vepra si “Vrasje në tentativë” dhe “Fajde”.
Pas tentativës së tij për të ikur, policia ka reaguar menjëherë duke e ndaluar atë në afërsi të kufirit.
Gjatë kontrollit, është gjetur edhe një thikë, duke filluar procedurat për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Egzon Reshani u dorëzua autoriteteve të Policisë në Prizren për veprime të mëtejme sipas urdhërarrestit.





















You must be logged in to post a comment Login