Prokuroria e Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 53 aktakuza ndaj 65 personave për vepra të ndryshme penale.
Në të njëjtën periudhë janë ndaluar 24 persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për paraburgim.
Veprat penale përfshijnë dhunën në familje, sulmin, kanosjen, mashtrimin, dëmtimin e të drejtave pronësore të tjerëve, vjedhjen e shërbimeve, dhe të tjera.





















You must be logged in to post a comment Login