Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në shitjen e substancave narkotike dhe një arme.
Sipas informacioneve nga lexues të Klankosova.tv, arrestimi është kryer nga ekipet civile të njësisë anti-drogë.
Ndërsa policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 1.98 gramë substancë e llojit heroinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërgur në mbajtje.





















You must be logged in to post a comment Login