Një person është arrestuar nga policia në Mitrovicën e Jugut për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit në Facebook, i dyshuari sulmoi me thikë një person rreth orës 01:30, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima u trajtua fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policisë iu sekuestrua një thikë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.
I dyshuari është në ndalim policor për 48 orë sipas vendimit të prokurorit.
Hetimet për rastin vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve.





















You must be logged in to post a comment Login