Nexhat Ramadani, asamblisti i LDK-së, gjatë fjalës së tij, bëri një krahasim të fitores së kryetarit të komunës, Bali Muharremaj me diktatorin Adolf Hitler dhe kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. ‘Jo me fitu ka fitu njëfarë vakti edhe Hitleri edhe Millosheviqi, po s’bahet ashtu arsyetimi,’ është shprehur ai.
Pas fjalëve të tij, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi ndërhyri duke i thënë atij që një krahasim i tillë nuk mund të bëhet.
Ramadani më pas sqaroi deklaratën e tij teksa tha se ai krahasoi vetëm fitoret në zgjedhje, dhe jo krahasim direkt mes tyre.





















You must be logged in to post a comment Login