Një mjet është përfshirë plotësisht nga flakët pasditen e sotme në rrugën e re Qafë-Qarri–Ersekë.
Drejtuesi ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar dëmtime.
Gjatë djegies, flakët janë përhapur në më shumë se 4 hektarë bimësi të ulët dhe kullota.
Dy mjete të shërbimit zjarrfikës janë ndërhyrë për të izoluar flakët dhe parandaluar përhapjen e zjarrit.
Rreziku i përhapjes së zjarrit në zonën me linjën e tensionit të lartë është shmangur.





















You must be logged in to post a comment Login