Banori Ismet, në një prononcim për “Fol me Arin”, tha se për këtë problem janë bërë kërkesa dhe peticione në institucionet përgjegjëse, por deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje e përhershme. “Një pjesë e madhe e fshatit tonë, lirshëm mund të them që nga viti 2000 e këtej, pjesët e epërme të fshatit nuk kanë pasur kurrë ujë.
Kemi bërë kërkesa me kohë.
Ka edhe peticion me disa nënshkrime, kemi bërë kërkesa te ujësjellësi rajonal në Prishtinë dhe disa herë edhe te kryetari e zëvendëskryetari i komunës”, tha ai.
Sipas tij, banorët janë detyruar të sigurojnë ujë në mënyra të tjera, duke e marrë nga fshatrat përreth. “Për të pirë ujë mundohemi të shkojmë edhe në Bajgorë, edhe në Shajkovc apo në vende ku kemi miq e të afërm, për të marrë me ballona.
Mund të dëshmojmë me dhjetëra e dhjetëra ballona që i marrim”, u shpreh banori.
Ai tha se gjatë viteve banorët kanë investuar edhe vetë në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa problemi është komplikuar edhe nga kyçjet e ndryshme në rrjet.





















You must be logged in to post a comment Login