Ai tha se si pasojë e abstenimit të zgjedhjet nga shumica e popullatës, sipas tij, vuri në pah që bllokada shumë-mujore e institucioneve të vendit, nuk ishte faj i vetëm një subjekti politik. “Një lodhje e përgjithshme e gjithë sistemit.
Ky sistem është lodhur në fakt, dhe është çështje kohe kur do të dorëzohet në fund.
Kuvendi që ka dalë nga këto zgjedhje nuk është legjitim, ashtu siç nuk ka qenë edhe më herët, pasi nuk ka kaluar asnjëherë 50 për qindëshin e pjesëmarrjes së votueseve në zgjedhje.
Unë e shoh që shumica ka abstenuar zgjedhjet, ka pasur përtesë të jashtëzakonshme për të dalë në zgjedhje, motivi nuk ka ekzistuar”, tha Blakaj.
Ai shtoi se sistemi politik në Kosovë duhet të bëjë ndryshime rrënjësore, duke theksuar se edhe presidenti i vendit duhet të zgjidhet direkt nga populli.





















You must be logged in to post a comment Login