Kompania gjermane e automjeteve, BMW, ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 8,000 vende pune, veçanërisht në Gjermani, si pjesë e një programi për uljen e kostove, të nisur në përgjigje të dobësimit të tregut kinez dhe presioneve në rritje të kostove.
Sipas raportimeve të së mërkurës në shtypin gjerman, u arrit një marrëveshje pas disa javësh negociatash midis menaxhmentit të BMW-së dhe përfaqësuesve të punonjësve, lidhur me një program largimi vullnetar nga puna.
Në kuadër të këtij programi, procesi i shkurtimit të vendeve të punës do të nisë në tetor të vitit 2026 dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit 2027.
Programi parashikon një reduktim prej 8,000 punonjësish në totalin e fuqisë punëtore.





















You must be logged in to post a comment Login