Sulmuesi Brajan Gruda do të thotë lamtumirë RB Leipzigut këtë të shtunë, pasi i skadon huazimi te skuadra gjermane nga Brightoni.
Gruda ka dhënë paraqitje pozitive me Leipzigun, por klubi nuk ka buxhet për ta blerë përfundimisht.
Gazetari Florian Plettenberg raporton se Gruda do të rikthehet te Brightoni, por gjasat janë për një huazim me obligim blerje.
Leipzigu është i lumtur me të, por nuk ka buxhet për blerjen e tij momentalisht.
Një tjetër huazim nuk është opsion për Brightoni, vetëm në rast që është obligim blerje.
Situata mbetet e pazgjidhur për tani, ndërsa duhet të shihet si do planifikojë Brightoni me Grudën në të ardhmen.




















You must be logged in to post a comment Login