Paris Saint-Germain ka marrë një lajm pozitiv vetëm pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.
Ousmane Dembele dhe Achraf Hakimi kanë zhvilluar seancën e plotë stërvitore me ekipin, duke rritur optimizmin për pjesëmarrjen e tyre në ndeshjen vendimtare në Budapest.
Dembele, fitues i Topit të Artë sezonin e kaluar, kishte pësuar një shqetësim në pulpën e djathtë, por rikthimi i tij në stërvitje e konfirmon gatishmërinë e tij.
Situata e Hakimit ishte më e paqartë pas dëmtimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por shpresat rriten pas përfundimit të stërvitjes pa probleme.





















You must be logged in to post a comment Login