Më 7 korrik, kompania publike komunale e Kryeqytetit “Sport Marketing” njoftoi se Pishina e Gërmisë do të mbyllet përkohësisht deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
E të premten, kjo ndërmarrja tha se rezultatet e mostrave tashmë janë kthyer nga IKShPK, raporton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, del se uji në pishinë është i pastër. ‘Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i pastër si loti’, u tha në njoftimin e ndërmarrjes.
NPL “Sport Marketing” ka falënderuar IKShPK-në për nxjerrjen e analizave ‘në kohë rekorde’.
Në njoftim u tha po ashtu se pishina e Gërmisë do të hapet qysh nga nesër, 11 korrik. /Klankosova.tv





















You must be logged in to post a comment Login