Drenica ka arritur të shmangë humbjen ndaj Malishevës, duke barazuar në minutat e fundit të ndeshjes me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.
Malisheva ishte në epërsi deri në minutat e fundit, por “kuqezinjtë” nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthehen në lojë në momentet vendimtare.
Heroi i Drenicës ishte Elvis Geci, i cili shënoi në minutën e parë të kohës shtesë për 1-1.
Geci përfitoi nga topi i kthyer prej shtyllës pas goditjes së Altin Vojvodës dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë, duke shkaktuar festë te skuadra mysafire.
Malisheva kishte kaluar në epërsi në minutën e 41-të përmes Xhemal Ibishit, i cili e kishte dërguar skuadrën e tij në pushim me avantazh.
Megjithatë, epërsia nuk mjaftoi për t’i siguruar tri pikët, pasi Drenica luftoi deri në fund dhe në momentet e fundit e gjeti golin e barazimit.





















You must be logged in to post a comment Login