Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se vendi ka nevojë për normalitet dhe stabilitet politik.
Haziri ka folur para takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe në prag të seancës për konstituimin e legjislaturë së re të Kuvendit të Kosovës. ‘Ne sot e kemi takimin e Grupit Parlamentar, nesër është konstituimi i Kuvendit, legjislatura e re.
Koha po thërret që të ndërtohet normalitet, stabilitet politik në këtë Republikë.
Roli ynë është me dhënë këtë kontribut.
Tani gjithçka varet nga zhvillimi i bisedimeve’, tha Haziri.





















You must be logged in to post a comment Login