Efi Dhedhes ka shkaktuar diskutime në rrjet pas deklaratës së saj në një intervistë, ku foli për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin e familjes pas moshës 30-vjeçare.
Ajo theksoi se është e rëndësishme që secili të ketë lirinë për të zgjedhur rrugën e vet në jetë dhe që normat shoqërore duhet të përmirësohen për të pranuar diferencat në synimet e njerëzve.
Efi Dhedhes u shpreh: “Të dalë unë dhe të gjej dikë vetëm sepse kam bërë 30 vjeçe?!
Ndërkohë që është vetëm një jetë!
Një gjë që duhet theksuar gjithmonë: Është një jetë, që është po aq e gjatë, aq dhe e shkurtër.
Të rri unë me një partner që nuk jam e lumtur dhe e qetë, atëherë unë nuk e dua!
Fare!
Mjafton të rri vetëm…”.





















You must be logged in to post a comment Login